Zuhal i thotë Jamanit se kartën e kreditit e ka vjedhur vetë Seher. Jaman nxehet dhe i bërtet Zuhalit duke e qortuar. Zuhal insiston se Seher është hajdute dhe Jaman e përzë nga zyra. Seher shkon në restorantin e Selimit pa e ditur se aty e pret një grackë. Selim ka përgatitur një darkë romantike për të dhe një fotograf po kap çdo moment fshehtas. Selim i kërkon Seherit të mos martohet me Jamanin dhe i premton se do kujdeset për të dhe Jusufin. Madje i tregon dhe një tufë të majme me para për ta bindur. Seher shokohet dhe tenton të largohet por Selim e kap për krahu dhe e përqafon me forcë. Tashmë ky moment është i fotografuar e do të përdoret kundër Seherit.