Einxhel Shkira njihet nga publiku si një vajzë e çiltër, e cila nuk nguron të shfaqet e vërtetë dhe të thotë atë që mendon, sa herë del në ekran ose pyetet mbi gjëra të caktuara.
Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku i ka suprizuar të tërë kur ka thënë se është mamaja e saj dëshiron që Einxhel të ketë një fëmijë mulat.
“Edhe një vendase më pyeti, më tha nëse ti do dashuroheshe me një person familja jote do të të lejonte? Mu kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë më thotë pse se bën dhe ti një kështu si kjo.
Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vetë… Unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë. Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam një histori e denjë për libër ose për film”, ka thënë Einxhel
Kujtojmë se prej muajit qershor, vajza e njohur ka vendosur që të jetojë dhe të punojë në Afrikë./revistawho/com