Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vizituar së bashku New York. Duka dhe dukesha u shfaqën për herë të parë publikisht në qytet, për të shijuar fundjavën mes aktivitetesh, ndërsa dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet i kanë lënë në shtëpi në Los Angeles.
Kjo kohë prej tre ditësh mendohet të jetë periudha më e gjatë e Meghan që qëndron larg dy fëmijëve të saj që prej ardhjes në jetë të vajzës në muajin qershor.
Nuk dihet ende se kush po kujdeset për Archie-n dhe Lilibet, ndonëse prej kohësh është zbuluar se Meghan ka pasur një ndihmesë të madhe mamanë e saj, Doria Ragland./revistawho.com