Rudina Dembacaj është gjithë surpriza. Më e fundit përpara dasmës është festa e saj e beqarisë. Edhe këtu, aktorja e njohur e humorit ka vendosur t’i befasojë të gjithë. Ditën e sotme, ajo i ka ftuar të gjithë në lokalin e saj, ku thotë se do bëj një festë madhështore me të gjithë.
“Ngaqë unë s’kam bërë festë beqarie, plus ka ditëlindjen dhe mbesa ime, do jem sot aty edhe sepse është “Pre-october fest” dhe do bëj një festë të madhe me të gjithë klientët e lokalit, ku do të kërcejë aty”, ka thënë Rudina.
Ndërkohë dasma e saj me Mark Frrokun do të jetë, më 1 tetor./revistawho.com