Pak para nisjes së ‘Big Brother Vip’, Lori Hoxha e cila do të jetë edhe producente e formatit nuk ka ngurruar të ndajë momente të ndryshme nga përgatitjet në studio e brenda ambienteve të ‘Top Channel’. Ndonëse deri më tani nuk dihen ende se kush do të jenë opinionistët e spektaklit, Lori ka ndarë një video të motrës së saj, Sarës, duke shkruar: “Opinionistja e ëndrrave”.
Hoxha na la të kuptohet se më mirë se Sara s’mund ta bënte tjetër kush këtë pozicion, ama s’dimë sa dakord do të ishte vetë ajo që të mbante këtë pozicion. Megjithatë deri më tani vetë produksioni është treguar shumë i kujdesshëm në zbulimin e emrave që do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe opinionistëve të tij./revistawho.com