Vishuni me ‘monoclo’, thotë artisti Pascal Anson, dhe ju do të rimendoni marrëdhënien tuaj me rrobat përgjithmonë.
E gjitha filloi kur nëna e Pascal Anson, i bleu atij një bluzë të verdhë për ditëlindjen e tij. “Unë tashmë kisha një palë pantallona të verdha, çorape të verdha dhe një rrip të verdhë. Kështu që mendova t’i vishja të gjitha së bashku, si një eksperiment’.
Artisti e shijoi eksperimentin aq shumë sa e pagëzoi me një emër – “monoclo” dhe e ktheu atë në një ngjarje në Universitetin Kingston, Londër, ku ai është një pedagog i afirmuar në dizajn. Stafi dhe studentët u ftuan të visheshin me një ngjyrë të vetme ose model nga koka te këmbët. Një sistem shkëmbimi i ndihmoi njerëzit që të gjenin rrobën që mungonte, një person ka një palë pantallona rezervë rozë, një tjetër ka nevojë për këpucë blu etj.
“Monoclo” u shndërrua në një projekt në Instagram, ku Anson stilon veshje me një nuancë të vetme. “Monoclo ka të bëjë me rishijimin e asaj që tashmë keni,” thotë ai. “Është një concept krejt tjetër sesi mendoj për rrobat dhe si mendoj për veten”, tregon ai.
Mendësia “monoklo” nuk ka të bëjë vetëm me rrobat. Parimi, në fund të fundit, është që të përqendroheni në atë që tashmë posedoni dhe të gjeni gëzim brenda saj, në vend që të dëshironi vazhdimisht më shumë. Kjo është një mantër jo vetëm për modën, por për jetën./revistawho.com