Prej disa kohësh bukuroshja e televizionit italian Belen Rodriguez ka nisur procesin për zhdukjen e një tatuazhi që i dedikohej ish-burrit të saj Stefano De Martino, me të cilin thuhet se janë ribashkuar. Teksa tatuazhi i Belen po zhduket krejtësisht, fansat vazhdojnë ta kritikojnë atë në rrjetet sociale. Belen i është përgjigjur njërit prej tyre duke e sqaruar se tatuazhi është thjesht një figurë, dhe nuk tregon ndjenja. “Një tatuazh është një vizatim mbi lëkurë, siç mund të jetë edhe mbi një copë letër. Nuk bëhet fjalë për të hequr humbjet e jetës së një njeriu, nuk po kërkoj të fshij pasionin, dashurinë, shikimet, kujtimet, kjo nuk bëhet, është e pamundur. Nuk ekziston një lazer që mund të zhdukë dhimbjen apo lumturinë. Por ekziston për të hequr një vizatim që nuk të pëlqen më. E rëndësishme është të dish t’i peshosh gjërat”, ka sqaruar Belen.