Jaman i nevrikosur shkatërron dhomën ndërsa Seher fle në krevatin e Jusufit. Të nesërmen Jaman sillet sikur mes tij dhe Seherit nuk ka ndodhur asgjë. Seher habitet nga ndryshimi i papritur i sjelljes së tij. Madje Jaman i dhuron edhe lulet e saj të preferuara duke i lënë të habitura Ikbalin dhe Zuhalin. Këto dy të fundit pyesin Jamanin pse po e mban ende në shtëpi Seherin. Jaman u thotë se nuk beson asgjë në ato dokumenta. Por çfarë plani ka ai? Seher i thotë Jamanit se nuk mund ta luajë më këtë lojë, por ai e detyron duke e kërcënuar me Jusufin.