“E para sqaro kush t’i nxjerr këto foto dhe sa djersë ke nxjerrë për të përfituar ‘Gucci’ e ‘Luis Vuiton-et’ që të ble ai që më more nga krahu. Gjej një të dashur tëndin, boll vodhe të dashurit e të njohurave. Mos e merr si ofendim sepse nuk është. Ështe veçse k…”. Është ky komenti që një vajzë i ka bërë Viola Spiros në Instagram, krahas një fotoje ku ish-velina pozon në Budapest. Bukuroshja e ekranit e cila së fundmi po udhëton shpesh me të dashurin e ri, këto ditë po shijon bukuritë e Hungarisë. Viola ka folur pak për të dashurin e saj dhe njohjen me të, por detaje nga lidhja e tyre po dalin gjithsesi. Biondja seksi e ka fshirë më pas komentin, por faqja “Jeta osh qef”, ka arritur ta ruajë në kohë si foto.