Gwyneth Paltrow ka zbuluar se rrezikoi të vdiste kur lindi vajzën e saj Apple, pasi u dërgua me urgjencë në spital për të kryer një operacion cezarian.
Aktorja, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Chris Martin, foli për herë të parë për lindjen e saj dërsa diskutoi ndikimin e mediave sociale në pozitivitetin e trupit.
Gwyneth, e cila është gjithashtu nënë e Moses, djalit 15 vjeç, zbuloi se operacioni i la asaj një shenjë të madhe në trupin, ndërsa kritikoi mediat sociale për krijimin e pritshmërive jorealiste se si ‘supozohet të duken’ gratë pas lindjes duke vënë theksin se gratë duhet të kenë barkun “breshkë” vetëm disa ditë pas lindjes.
“Faleminderit zotit që nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijët e mi, sepse tani më duket se shoh vetëm: “Oh, sapo linda dy javë më parë dhe kam një bark krejtësisht të rrafshët,” ndërsa them “Wow, unë nuk dukesha aspak këshut”.
“Kjo është fantastike për ato gra që kanë muskuj barku pas lindjes, por ky është krejtësisht një përjashtim dhe ne tani po ushqehemi me gjithë këto imazhe të asaj se si supozohet të dukemi gjatë gjithë kohës me bebe, pa bebe, çfarëdo qoftë., ka thënë aktorja e fashme.
Dhe ka kaq të drejtë! Presoni social shpesh i detyron gratë të fokusohen vetëm tek barku dhe jo tek shëndeti i mirë në tërësi./revistawho.com