Solisti i grupit “Maroon 5”, Adam Levine ka reaguar pasi një fans e rrëmbeu atë nga krahu në mënyrë krejt të papritur gjatë një koncerti në Hollywood Bowl të shtunën.
Ndërsa grupi po performonte hitin e tyre “Sunday Morning” në koncertin e 8-të të Audacy’s “Annual We Can Survive”, një femër vrapoi në skenë dhe e tërhoqi për krahu 42-vjeçarin në mes të këngës.
Përdoruesi i TikTok Luis Peñaloza regjistroi incidentin, i cili që atëherë ka mbledhur mbi 8 milionë shikime.
Në video, këngëtari shfaqej dukshëm i tronditur teksa shkundi fizikisht fansen në koncertin e Los Anxhelosit. Ndërsa sigurimi po e shoqëronte jashtë skenës, këngëtari i Maroon 5, dëgjohej tek po shante duke përdorur fjalën “fuck”.
Pas kritikave të shumta, Levine ka reaguar duke thenë se u frikësua shumë ndaj dhe pati atë lloj reagimi.
“Unë kam qenë gjithmonë dikush që i do, respekton dhe adhuron fansat e tij. Pa fansat tanë, ne nuk kemi punë. E them këtë gjatë gjithë kohës,” u tha ai ndjekësve të tij, duke shtuar se gjatë incidentit u ndje i frikësuar. Diçka krejt normale ne fakt!/revistawho.com