Mark Zuckerberg ka lajmëruar se nga sot koorporata që përfshin ‘Facebook’, ‘Instagram’ dhe ‘WhatsApp’, nuk do quhet më ‘Facebook’, por Meta. Kompania që deri sot njihej vetëm me emrin e rrjetit social të njohur tashmë do e ketë fokusin tek realiteti virtual (puna dhe loja në një tjetër botë), me fokus në vizionin ‘metaverse’, term ky i adoptuar nga krijuesi Zuckerberg.
Nga ana tjetër vetë media sociale ‘Facebook’ që përdorim çdo ditë do mbajë emrin që ka aktualisht.
Ndryshimi i emrit reflekton ambicjen e kompanisë për t’u rritur e zgjeruar drejt një tjetër prespektive./revistawho.com