Atara rritet nga dita në ditë dhe pozat më të bukura duket se ia kap babi Turjani. Së fundmi ai ka publikuar një foto të vogëlushes së qeshur në shtëpi, e ku çfarë dallon është ngjyra blu e syve të saj.
“Stop, merr një pozë”, ka shkruar Turjani i cili i gëzohet pafund momenteve me të bijën në fundjavë.

Hysko ka treguar gjithë kohës se është një baba shumë i përkushtuar, e madje dhe Orinda ka theksuar se orëve pa gjumë të natës i vjen në ndihmë Turi./revistawho.com







