Që pas daljes së saj nga “Big Brother” jeta i ndryshoi totalisht. Duket se fama që mori në reality show bëri që të tërhiqte dhe vëmendjen e një fansi special, që sot është bashkëshorti i saj. Që nga koha që Jona ishte shtatzënë e deri më tani, publiku nuk e njihte imazhin e bashkëshortit, shkruan “Bluetooth”. Por mesa duket misteri ka marrë fund. Ka qenë vetë vajza nga Elbasani që ka publikuar një foto me burrin e saj, teksa duken shumë të dashuruar. Çifti është fotografuar duke u puthur, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave, për fytyrën e djaloshit që i rrëmbeu zemrën Jonës.