Prova që “Vëllai i Madh” ka caktuar për banorët është një provë, e cila teston aftësinë e banorëve për të mos reaguar ndaj situatave të ndryshme që do të ndodhin në shtëpi. Shumë çudira dhe ngjarje të pazakonta ndodhin brenda, po banorët duhet të mos reagojnë, thua se nuk kanë parë asgjë.
Në kuadër të kësaj prove, si rrallëherë brenda shtëpisë është futur edhe prezantuesja Arbana Osmani, ndërsa mikja e saj Xhemi e ka shoqëruar këtë moment argëtues me nje koment epik ku shkruan: Mirë që s’u flet po u ha edhe bukën”. Në video shihet Arbana, e cila ecën nëpër shtëpi duke ngrënë diçka në dorë.