Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

The Voice/ Flet Zefina Hasani: Fjalët e Ledionit s’kanë vlerë

16/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
The Voice/ Flet Zefina Hasani: Fjalët e Ledionit s’kanë vlerë

Përveçse fitoi Tiri, këndoi Alban Skënderaj, performuan trajnerët dhe mes tyre edhe Sidrit Bejleri me një këngë të re, mbrëmë në The Voice u lëshuan edhe ca deklarata për autoren e programit deri dy nete më parë, Zefina Hasani. Ajo sot ka reaguar për revistën Class duke dhënë komentin e saj mbi dialogun ku u përfshinë Sidriti dhe Ledioni. Sidrit Bejleri pati vëmendjen e duhur profesionale në këtë mbrëmje, që si çdo finale, pati çaste të gjata falenderimesh, për të përmendur punën e saj. “Kam qejf, pa prishur rregullat, të falënderoj autoren e këtij programi Zefina Hasanin, e cila ka mbartur bashkë me ne çdo emocion e çdo shqetësim që kemi pasur dhe ti e di shumë mirë. Është e vështirë të punosh me ata që po i quaj “fëmijë” sepse unë në një farë mënyre po plakem te karrigia e Voice dhe nuk e di nëse ju do hapni ndonjë variant azil pleqsh këtu te Voice.” Përgjigjja e Ledionit, jo vetëm që nuk ishte një konfirmim i asaj që tha Sidriti, por, pa ditur nëse është thënë me tendencë apo thjesht ishte një përgjigje e rrufeshme në stilin e tij, nuk tingëlloi as dashamirëse, sidomos duke ditur që Zefina u pezullua nga puna dy net më parë për një mendim ndryshe me pjesën tjetër të produksionit. “Mund ta hapim ndonjë se Zefina pa punë është, kështuqë edhe mund ta bëjë edhe të pleqve.” Mirëpo Sidriti e kishte ndarë mendjen për t’ia njohur Zefinës meritat. “Artist edhe mund të bëhesh, por njeri i mirë rrallë ndodh”, tha ai. Mediat shkruan në masë për këtë replikë duke u ndalur te komenti i Ledionit. Sot, Zefina Hasani ka folur për revistën Class duke komentuar dialogun e dy-ish bashkëpunëtorëve të saj të afërt, deri dy javë më parë. “Sidriti foli! Çfarë Ledioni tha më pas, për mua s’ka asnjë vlerë, siç nuk ka vlerë gjithçka tjetër joprofesionale”, është shprehur ajo. Dje, mbyllja e The Voice 5, ishte edhe mbyllje e një sezoni të gjatë pune për të dhe bashkëpunëtorët e saj, edhe pse Zefina nuk ishte në prapaskenën e spektaklit. (revistaclass.al)






Tags: ledion licoreagimthe voicezefina hasani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura
Breaking News

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura

24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Breaking News

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

24/12/2025
Next Post
Fate të kryqëzuara/ Xhansu dhe Hazall: Ja si është marrëdhënia jonë në të vërtetë

Fate të kryqëzuara/ Xhansu dhe Hazall: Ja si është marrëdhënia jonë në të vërtetë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera