Zahra i tërheq të gjitha dhe nuk thotë asgjë në komisariat për Tarikun. Tarikut i hipën frika dhe vazhdon të manipulojë Zahrën. Më pas shkon tek Nehir dhe i lutet të mos ndahen. Zerin njofton Nazimin, por Nehir e largon Tarikun përpara se ai të mbërrijë. Nazim kërkon të mësojë arsyen pse Nehir u martua me Tarikun. Ai mëson nga Zerin se dikush ka kërcënuar Nehirin. Bahar mëson se Nehir do ndahet nga Tarik dhe e kërcënon të mbajë fjalën. Nazim dëgjon bisedën e tyre, por të dyja justifikohen. Nazim nis të dyshojë tek Bahar dhe e ndjek nga pas. Ai sheh Baharin duke u takuar me Tarikun dhe mëson për marrëveshjen e tyre. Pas kësaj ai shkon të bashkohet me dashurinë e tij të vërtetë, Nehirin.