Në mbrëmje të gjithë mblidhen në festën e organizuar për rikthimin e Serkanit. Eda shkon në festë dhe Serkan nis të kujtojë disa momente nga e kaluara me të. Eda puth Serkanin në sy të të gjithëve. Ai bën të papriturën dhe i propozon për martesë Selinit. Të gjithë shokohen nga veprimi i tij ndërsa Eda largohet me lot në sy. Të nesërmen Eda bën siç kishte planifikuar dhe shkon në punë duke ndryshuar sjellje ndaj Serkanit. Madje ajo ndihmon Serkanin të zgjedhë unazë për Selinin. Selin është e bindur se Serkan do martohet me të, por Eda e paralajmëron të mos gëzohet para kohe.