Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Arditi i zhgënjyer nga miqësia me Fifin që e nxorri jashtë dhe ka shumë kritika ndaj produksionit

07/11/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Arditi i zhgënjyer nga miqësia me Fifin që e nxorri jashtë dhe ka shumë kritika ndaj produksionit

Pas daljes nga Big Brother, Arditi është shprehur i zhgënjyer nga miqësia që pati me Fifin. Madje ka qenë pikërisht zgjedhja e Fifit, një nga faktorët që ndikoi që ai të dilte jashtë, pasi përballë Arditit, Fifi zgjodhi që  çonte në nominim një konkurent të fortë, si Donaldi.
Arditi, i ftuar sot në “Fan Club” u shpreh i zhgënjyer nga Fifi. Ai tha se as nuk e kupton “justifikimim” që dha ajo.





“Jam i zhgënjyer nga Fifi. Se unë u penalizova sepse mbrojta Fifin dhe i dola kundër Semit dhe Donaldit. Kurse Fifi nuk më mbrojti. Doja të bëja një reagim të gjatë në Instagram por, do i them diçka të martën nëse më jepet mundësia në spektakël. Graniti tha “Pse nuk e ke menduar që Fifi ka dashur të të nxjerr nga shtëpia?” Dhe unë nuk doja ta besoja. Dhe përderisa e tha Graniti, dmth ai di diçka. Dhe duket se ka diçka. Por, unë nuk e hedh poshtë.”

Ndërsa Fifi, pas daljes së Arditit është shprehur e penduar për zgjedhjen që bëri duke zëvendësuar Granitin me Donaldin.


“E ndryshova me njërin prej më të fortëve në shtëpi. Unë kisha nominuar Donaldin dhe Sarën dhe mund ta kishte ndryshuar Granitin me ndonjë tjetër, jo domosdoshmërisht me njërin prej tyre. Nuk e di pse ma dha truri. Nëse e nominoja me Sarën, automatikisht Sara dilte.”-tha Fifi.

I eleminuari i së premtes në “Big Brother Vip” Ardit Çuni, veç të tjerash shprehu edhe kritika të shumta për produksionin. Sipas tij nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo.

Sipas Arditit, ai është trajtuar ndryshe nga personazhet e tjerë të “Big Brother Vip”.

“Rregullat janë thyer minimalisht 5, 6, 7 herë nga Monika, nga Donaldi. Edhe unë jam penalizuar, në seancë gjyqësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi. Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët. Unë që shkela do penalizohem, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre”, tha ai./revistawho.com

Tags: arditiBig Brothergifiproduksionzhgenjim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Çfarë të bëni kur jeni të rënë moralisht? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të merrni situatën në kontroll

Çfarë të bëni kur jeni të rënë moralisht? Këto këshilla do t'ju ndihmojnë të merrni situatën në kontroll








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera