Dita ka nisur me një zarf të zi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Këtë herë njoftimi zyrtar i “Vëllait të Madh” lidhej me njërin prej banorëve.
Igli Zarka ka vendosur të lërë menjëherë lojën.
Shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor.
Banorët dhe ne i urojmë Iglit të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë, ndërsa ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që Igli është ndjerë keq.
Aktori i talentuar, u shpreh se në “Big Brother VIP” ishte futur për të sfiduar veten, por siç duket gjërat nuk kanë shkuar siç i ka menduar ai. Nuk e dimë nëse ankthi i qëndrimit brenda apo ndonjë problem tjetër shëndetësor është bërë shkak për këtë largim të Iglit. /revistawho.com