Xheren zihet me Feritin dhe e akuzon se ai ende ka ndjenja për Selinin. Ferat mendon të njëjtën gjë për Xherenin dhe Denizin. Xheren i kthehet ashpër Edës duke e akuzuar për gjendjen e saj. Nga ana tjetër Serkan gjatë një darke me Selinin kujton një moment me Edën. Aleks përgatit një darkë romantike për Ajferin, por atje shfaqet Ajdan. Serkan i thotë Edës se është shumë kurioz për të shkuarën e tij me të. Ajo i tregon disa nga momentet e tyre së bashku. Të dy afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe Eda shpreson për një moment se Serkan do e mbajë mend, por nuk ndodh kështu. Eda gëzohet kur Serkan mban mend një nga këshillat e saj.