Serkan i dhuron unazë Selinit duke e lumturuar atë. Eda nga ana tjetër përgatitet për festën e kompanisë dhe vesh të njëjtin fustan që ka veshur në fejesën me Serkanin. Serkan ndjen diçka kur sheh Edën me fustanin dhe i vijnë në mend kujtime nga fejesa e tyre. Ajfer i tregon Ajdanit se ajo dhe Aleks prej kohësh janë bashkë. Përëll i thotë Enginit se ajo është shtatzënë. Për ta bërë Serkanin xheloz, Eda i kërkon Denizit të shpallin lajmin se së shpejti do martohen. Të gjithë habiten nga ky lajm, por më tepër Serkan dhe Xheren. Të nesërmen Eda dhe Serkan intervistohen nga gazetarët për ngjarjen e fundit. Xheren nxehet keq me veprimin e Edës teksa kjo e fundit sillet si e dashuruar në sytë e Serkanit.