Prej kohësh aksesorë dhe veshje të caktuara, që dikur ishin vetëm ekskluzivitet i meshkujve, janë bërë një trend i veshjeve stil të femrave. Këmishat e të dashurit janë përherë një veshje që të bën të ndihesh shumë seksi, por po aq seksi mund të dukesh edhe me një kostum tërësisht mashkullor. Këto vajza të ekranit janë shfaqur së fundmi në daljet e tyre publike me kostume mashkullor dhe mund të themi me plot gojën se duket fantastike. Madje aq bukur duket një kostum i tillë, sa Rudina Dembacaj p.sh e ka zgjedhur si veshje për celebrimin e martesës së saj me Mark Frrokun në janar të këtij viti.
Rudina Dembacaj
Rudina Magjistari, zgjedh shpesh kostume për pasditen e saj dhe i rrinë perfekt.
Arbana Osmani, mund të themi se një kostum i tillë duhet të jetë një “must” në daljet e saj në ekran
Dojna Mema, si një xixëllonjë si me kostum si me fustane
Jonida Maliqi- shik, seksi e suksesshme. Jonida ekperimenton me çdo gjë dhe çdo gjë i rri perfekt
Fjodora Fjora di ta kthej çdo gjë në stil dhe s’mund të ishte ndryshe as kur vjen puna tek kostumet e meshkujve
Jonida Shehu i zgjedh shpesh kostumet në daljet e saj dhe është një zgjedhje e mençur nga ana e saj
Iva Tiço, e bardha i rri perfekt dhe kostumi i bardhë kombinuar me këpucët pink me gurë nuk mund ta tregonte më klas e shik
Marcela Lati, di përherë të duket seksi dhe stil dhe s’mund të ndodhte ndryshe
Xhensila Myrtezaj zgjodhi të tregonte anën e saj si një grua biznesi në promovimin e linjës së saj të bukurisë, ndaj kostumi i tillë ishte gjete e zgjuar
Jona Spahiu zgjedh shpesh veshje mashkullore që e tregojnë femër shik në përditshmërinë e saj
Jonida Vokshi duket po aq vintage e joshëse në kombinimin që ka bërë
Kostume të tilla vënë në pah sa feminilitetin po aq sa edhe gruan e fortë, të zonjën e të suksesshme. Dhe këto vajza i mishërojnë të gjitha këto cilësi!/ revistawho.com