Selin pasi mëson lojën e Edës planifikon të hanë një darkë së bashku të dy çiftet. Por asgjë nuk shkon sipas planit të saj. Eda shkon në varkën ku pretendohej të takoheshin të katërt, por aty gjen vetëm Serkanin dhe një darkë romantike. Melo kyç Selinin në zyrë. Xheren e rënduar emocionalisht ndryshon pamjen dhe shkon i shpreh dashurinë Denizit. Ky i fundit ia pret shpresat dhe i thotë se nuk do asgjë me të. Engin surprizon Përëllin dhe i shpreh dashurinë. Nga ana tjetër Serkan i kthen Edës unazën dhe ndahen mirë nga njëri-tjetri. Selin mbërrin në takim dhe bëhet xheloze kur sheh Edën dhe Serkanin bashkë.