Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-banorja e BBV zbulon sekretet e Instagramit: Ja shifra që fiton çdo muaj!  10/09/2025
Carlos Alcaraz fiton US Open dhe feston krah modeleve shqiptare në Nju Jork! 10/09/2025
“Nuk dua burra nëpër shtëpi!”/Julia Ilirjani tha atë që shumë gra mendojnë, por s’e pranojnë dot publikisht 10/09/2025
 “Sekretarja që mori gjithçka”/ Pippo Baudo habiti Italinë me testamentin e tij 10/09/2025
“Faleminderit, verë”/ Jennifer Aniston zbulon partnerin e ri dhe fansat s’lanë gjë pa vënë re 10/09/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Anika” në Big Brother, “Bavja” do martohet, çfarë ka ndodhur me aktorët e serialit “Bixhoz me dashurinë” pas kaq shumë kohësh

15/11/2021
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“Anika” në Big Brother, “Bavja” do martohet, çfarë ka ndodhur me aktorët e serialit “Bixhoz me dashurinë” pas kaq shumë kohësh

“Bixhoz me dashurinë” ka qenë një nga serialet indian më të ndjekur, i transmetuar në TV Klan gjatë vitit 2018. Ky serial po transmetohet sërish në Klan Plus, por prej shumë kohësh me siguri nuk keni dëgjuar ç’ka ndodhur me aktorët. Më poshtë ju sjellim disa informacione me më të rejat e fundit nga aktorët e serialit duke nisur nga personazhi kryesor “Shivai” e deri tek “Bavja”, e cila në jetën reale do të martohet së shpejti.





Nakuul Mehta ose siç e njohim ndryshe si “Shivai” është bërë baba i një djali me emrin Sufi. Në një intervistë së fundmi, aktori ka treguar se ka qenë shumë e vështirë për të që të vazhdonte punën në pandemi ndërkohë që e priste i biri në shtëpi.


“Kur u riktheva në punë gjatë pandemisë bëja si polic në xhirime duke i thënë të gjithëve të vendosnin maska dhe të dezinfektoheshin. Por është e vështirë të xhirosh në kohë korone. Aktorët janë shumë të rrezikuar nga virusi sepse nuk mund të vendosin maska gjatë xhirimeve. Të gjitha më kanë bërë më të shqetësuar sepse më pret një beb në shtëpi”-është shprehur aktori.

Surbhi Chandna e njohur si “Anika” është përqëndruar tek karriera e saj në televizion. Ajo së fundmi u shfaq si e ftuar speciale në spektaklin “Big Boss”, që është versioni indian i “Big Brother”. Aktorja bëri të ditur se shumë shpejt do të luajë dhe në një serial të ri.




Kunal Jaisingh ose siç e njohim me emrin “Om” vazhdon të ketë shumë sukses në fushën e serialeve duke luajtur në një prej prodhimeve më të ndjekur dhe gjithashtu duket shumë i lumtur në jetën private. Aktori ka treguar në një intervistë së fundmi se ai dhe bashkëshortja e tij, Bharti nuk po nxitohen të kenë një fëmijë sepse janë përqëndruar tek karriera dhe po mundohen të balancojnë jetën profesionale me atë private.

Shrenu Parik e njohur si “Gori” së fundmi ka patur ditëlindjen. Aktorja, e cila mbushi 32 vjeç e festoi ditën speciale me prindërit dhe kolegët e serialit ku po luan aktualisht. “Isha në punë këtë ditëlindje. Më pëlqeu shumë të festoja në xhirime me kolegët, stafin dhe prindërit e mi. Ditën e bëri speciale ardhja e prindërve të mi që më dhanë shumë dashuri dhe bekime. Stafi më surprizoi me një tortë dhe zbukurime në dhomën e grimit”-tregoi aktorja.

Leenesh Matto, i njohur si “Rudra” ka të reja nga jeta e tij private. Aktori ka konfirmuar se është në një lidhje me kolegen e tij Shivani Jha. Dyshja janë njohur në xhirimet e një seriali dhe kanë një vit të lidhur.

Mansi Srivastava,  e njohur si “Bavja” është gjithashtu në një lidhje dashurie. Mediat indiane shkruajnë se aktorja në janar të vitit të ardhshëm do ta kurorëzojë në martesë lidhjen me Kapil Tejwani, një fotograf me profesion. Ata janë njohur në xhirimet e një reklame.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Pse gjithë Italia mendoi se Fedez e ktheu timonin nga politika?

Pse gjithë Italia mendoi se Fedez e ktheu timonin nga politika?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera