Alec Baldwin e ka pranuar se karrierës së tij mund t’i ketë ardhur fundit pasi vrau aksidentalisht në sheshin e xhirimit të filmit të tij “Rust”, kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
“E di që nuk e kreva unë vrasjen. Dikush vendosi plumba të vërtetë në atë pistoletë. Nuk e bëra unë”,- tha Baldwin i përlotur gjatë një interviste për gazetarin amerikan George Stephanopolous. Paqartësitë mbi çështjen, ende vijojnë të jenë. Vetë Baldwin e pohon se “nuk e di çfarë ka ndodhur në set”.
“Do të jap gjithçka që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, rrëfeu ai ndërkohë që vijonte të theksonte se nuk e dinte se si plumbat kishin shkuar në armën e përdorur në film.
Sipas dinamikës së përshkruar prej tij, ishte Halyna, ajo e cila po komandonte çdo lëvizje të tijën. Ai shpjegoi se Halyna i kërkoi të mbante armën të drejtuar aty ku ajo mendonte se do të figuronte më mirë në kamera./revistawho.com