Ndonëse disa muaj më parë Luana njoftoi largimin nga “Top Channel” pas 15 vitesh, duket se disa marrëdhënie i gëzon ende si në kohët kur xhironte emisionin “Shiko kush luan”.
Me një video në “Instagram”, ajo ka treguar se ka takuar Rezart Veleshnjën, një prej kapitenëve të skuadrave në emisionin e saj, takim ky që ndodh herë pas here.
Dyshja gëzon një miqësi disa vjeçare dhe aktori i “Portokallisë” nuk heziton ta komplimentojë dhe t’ja shprehë vlerësimin dhe dashurinë edhe publikisht.
Ndonëse tani nuk janë pjesë e një televizioni, raportet që ruajnë janë të mira dhe këtë e tregojnë postimet e të dyve herë pas here./revistawho.com
https://www.instagram.com/rezart._.veleshnja/tv/CXWlPBVL5gP/?utm_medium=copy_link