Eda dhe Serkan gjenden rastësisht në të njëjtin restorant me Ajdanin e Kemalin. Atyre papritur iu bashkohet dhe Puren e Ajfer. Eda bëhet shumë xheloze për sjelljen e Purenit ndaj Serkanit dhe ia thotë atij këtë gjë. Të nesërmen grupi i xhirimit shkon dhe në kompaninë e Serkanit. Aty Serkan luan një skenë shumë të afërt me Purenin dhe Eda çmendet kur i sheh bashkë. Puren i ofron Serkanit të qëndrojnë vetëm dhe Eda i kap mat duke folur veçmas. Serkan e refuzon Purenin, por ajo nuk i hiqet qafe. Eda dhe Serkan vendosin të hedhin në det dy shishe me letra. Puren fiksohet aq shumë me Serkan sa planifikon ta hipnotizojë.