Edhe pas shtatë viteve, Chris Brown nuk mund të lirohet nga ngjarja që tronditi showbiz-in botëror. Artisti kishte sulmuar të dashurën e tij Rihannën, pamjet e së cilës ishin shpërndarë në tërë botën, transmeton Telegrafi. Në dokumentarin “Welcome to my life”, Chris ka rrëfyer se si është ndjerë kur nga njeriun më të dashur në Amerikë është kthyer në atë më të urryerin. Mes tjerash ai ka treguar se pasi kishte abuzuar të dashurën e tij në vitin 2009 ka menduar edhe për vetëvrasje. “Jam ndjerë si një dreq mostre, mendova edhe per vetëvrasje. As nuk flija, as nuk haja, thjesht drogohesha”, ka thënë këngëtari. Ky dokumentar i plotë pritet të publikohet së shpejti.