Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme sot. As vetë nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ecnin kaq mirë.
Demi
Përkushtojuni me gjithë shpirt partnerit tuaj sot nëse doni që të ndiheni mirë. Ai nga ana e tij do presë momentet e duhura dhe do ju surprizojë pa fund.
Binjakët
Do jeni të angazhuar me punë gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur atij që keni ne krah.
Gaforrja
Sektori i financave do vazhdojë të mbetet i trazuar. Merrni masa ose kërkoni sa më parë ndihmë. Po ja latë gjërat kohës do keni më tepër vështirësi.
Luani
Tregohuni sa më të arsyeshëm sot ju të dashuruarit dhe do e shihni që gjeëat kanë për t’iu ecur mirë. Toleranca dhe bashkëpunimi do jenë pika kyçe.
Virgjëresha
Do kënaqeni pa fund sot ju që jeni në një lidhje do dëshironi të qëndroni pranë atij që doni. Në disa momente madje do i sqaroni shpejt edhe disa mosmarrëveshje të vogla.
Peshorja
Do jeni entuziastë, por dhe mjaft impulsive sot ju të dashuruarit. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe nga sa i kishit imagjinuar prej kohësh.
Akrepi
Do jeni mjaft kritikë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund t’iu lindin mosmarrëveshje. Duhet patjetër të ndryshoni mënyrën e të menduarit.
Shigjetari
Në planin sentimental nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme sot. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa kërkuar gjëra të ekzagjëruar. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa persona.
Bricjapi
Pasioni do rivijë sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do marrë një pamje me tjetër. Në disa momente mund të përjetoni edhe emocione të fuqishme.
Ujori
Nëse keni shume kohë pranë partnerit, sot gjërat do ju ecin mjaft mirë. Nuk do e mbani aspak mendjen tek e shkuara dhe do ndiheni të qetë.
Peshqit
Jeta juaj në çift do jetë disi më e qetë se disa kohë më parë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni t’i ndreqni sa më parë ato.
-
Horoskopi, 18 prill 2016