Ajdan dyshon se Kiraz është vajza e Edës dhe vendos ta zbulojë. Eda shkon së bashku me Kirazin në shtëpinë e Serkanit për të punuar. Serkan i thotë Edës se ka ndryshuar shumë ndërsa ajo mendon se ai ka mbetur po i njëjti, një njeri shumë i dhënë pas punës. Eda gjen rastin të shohë si do të jetë marrëdhënia e Serkanit me të bijën, por zhgënjehet pasi Serkan nuk i kushton rëndësi Kirazit. Serkan nga ana tjetër gjithnjë e më shumë vë re ngjashmëritë e Kirazit me Edën.








