Eda merr një propozim për tu larguar së bashku me Kirazin nga vendi ku jeton e në këtë mënyrë do të jetë larg Serkanit. Ky i fundit nuk i ndahet Edës për asnjë moment, aq sa i del dhe në ëndërr. Eda dhe Serkan gjejnë në det një shishe që do i rikthejë shumë kujtime. Eda i bën një pyetje shumë të rëndësishme Serkanit. Nëse ata do të riktheheshin bashkë, a do të pranonte ai të kishin një fëmijë? Përgjigja e Serkanit e zhgënjen Edën. Ai thotë se ata të dy nuk kanë nevojë për një fëmijë. Eda vendos të largohet përfundimisht nga jeta e Serkanit. Serkan merr përqafimin e parë nga vajza e tij.








