Reperi Arkimed Lushaj, i njohur për bindjet e tij të djathta, ka reaguar sot përmes një postimi në “Facebook” duke thënë se qeveria e Edi Ramës, është një qeveri orgjie. “Kjo foto shkon për ju që jeni krenarë me rilindasit, sepse në të vërtet njerëzit lindin dhe nuk rilindin hahahahahah…. Ky është kryeministri ynë aktual dhe njëkohësisht bën orgji me kolegët e vet dhe ju ofron poste qeveritare… Dmth na drejton një qeveri orgjie”, – shkruan reperi kontrovers përkrah fotos që shoqëron këtë postim.