Meghan Markle dhe Princ Harry janë të ftuar në ceremoninë e Oscars 2022, por mendimet për pjesëmarrjen i kanë tërësisht të kundërta. “OK! Magazine” ka zbuluar se ftesa i ka shkuar çiftit, por Harry nuk dëshiron fare të shkojë pasi përballjen me Kristen Stewart, e cila ka luajtur rolin e nënës së tij Lady Dianës në ‘Spencer’.
Sipas burimeve ai është i inatosur dhe i neveritur nga interpretimi i aktores. Megjithatë nuk dihet ende nëse do shkojnë si çift në ceremoni. Mbase kjo situatë do shkaktojë edhe probleme mes tyre./revistawho.com