Einxhel Shkira ka pësuar një aksident mbrëmjen e kaluar, kur gjatë një loje të realizuar me banorët është rrëzuar dhe ka thyer krahun. Moderatorja është ndihmuar nga banorët dhe më pas ka ardhur stafi mjekësor. Sot në faqen zyrtare të Big Brother është lajmëruar se Einxhel është dërguar në spital për shërbim më të specializuar dhe gjithçka do vëzhgohet nga kamerat.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhet në njoftim.
https://www.instagram.com/p/CZRSVoPsyNN/?utm_medium=copy_link
Pritet që më shumë të zbulohet në live-n e radhës./revistawho.com