I kontaktuar nga drejtuesit e programit “Live From Tirana”, për t’i uruar ditëlindjen, Alban Skënderaj ka folur gjithashtu dhe për këngën e radhës duke zbuluar disa detaje ekskluzive për Top Albania Radio-n. “Do të jetë një rrymë krejtësisht ndyshe nga “Une dhe Ti”-është shprehur Albani. “Kam zgjedhur një reper i cili është një talent i ri në tregun muzikor. Ai quhet ELINEL”- shton artisti. Edhe pse këngëtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me titullin që do të mbajë kjo këngë, një gjë është e sigurt, brenda 10 ditësh, të gjithë ju fansa të Albanit, do shijoni suksesin e radhës. I ngacmuar nga Eno dhe Ledioni në lidhje me Albanin si prind, ai është shprehur se vajza e tij, Ameli, po rritet nën tingujt e zërit të tij dhe Miriamit, duke i kënduar gjatë gjithë kohës. “Të bërit prind është një gjë që ua sugjeroj të gjithëve por sigurisht në momentin që ta ndjejnë veten gati”-këshillon Skënderaj.