Fotot e shkëputura nga xhirimet e videoklipit të ri të Rihannës kanë bërë xhiron e botës. Të gjithë kanë qënë në pritje të klipit, ku u paralajmërua që do të ketë skena shumë të nxehta. Vetë këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të hollë ngjyrë bojëqielli të lehtë, transparenca e të cilit lë pak vend për imagjinatën. “Needed me” quhet kënga, videoklipi i të cilës përveç përmbajtjes erotike, ka edhe skena dhune.