“Qesh mirë kush qesh i fundit”, është programi më i ri që do fillojë në Top Channel dhe zhurma për të nisi pa filluar akoma. Nga 8 marsi do nisë transmetimi i tij, çdo të martë në 21:00. Spektakli është humoristik dhe do drejtohet nga Salsano Rrapi dhe Xhemi, duke e bërë bashkë prapë dyshen e njohur, në bashkëpunim me regjisorin Altin Basha. Pak video janë publikuar dhe u kuptua që xhirimet bëhen brenda ambienteve të shtëpisë së BBV, por me tjetër arredim.
“Qesh mirë kur qesh i fundit” do transmetohet çdo javë, në po të njëjtin orar si BBV dhe do ketë disa seri. Emrat që do jenë krah Xhemit dhe Salsanon janë: Ermal Mamaqi, Olta Daku, Valina Muçolli, Genc Fuga, Arben Derhemi dhe Bes Bitraku, të gjithë aktorë profesionistë me karrierë të gjatë. Projekti do shfaqet në Top Channel, por është i jashtëm dhe Salsano i ka siguruar vetes disa sezone me këtë program, të paktën deri vitin e ardhshëm. Spektakli është i pari i këtij lloji që mbështetet mbi një trup aktorësh profesionistë, të cilët duhet të përpiqen të bëjnë njëri-tjetrin të qeshë. Ama sekreti është që askush s’duhet të qeshë, përndryshe s’kualifikohet nga loja. Me siguri kjo mënyrë argëtimi ju kujton lojërat e fëmijërisë, ndaj pritet që publiku të mbërthehet para ekranit çdo të martë./revistawho.com
View this post on Instagram