Këngëtarja që i ka munguar shumë muzikës shqiptare, Julka Gramo, i është përkushtuar plotësisht vetëm familjes së saj. Sot me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj ajo i ka bërë një dedikim shumë të bukur. “Ok përtej shakasë së mëngjesit (që e kreu misionin e vet me zgurdullim të mjaftueshëm sysh dhe protesta për heqje fotoje nga miqtë) HappyBDay to My Amazing Love @andygramm. Festofshim përjetë deri sa thinjat të na pushtojnë, protezat të na bien nga goja e deri sa të mos ketë më vend torta për qirinjtë. I/We Extremely Love YOU!”-ka shkruar Julka duke publikuar një fotografi të bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre.