Korridoret humanitare për civilët do të hapen nga Mariupol-i dhe Volnovakha.
Mikhail Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së Presidentit, e konfirmoi këtë në një koment për Suspilny-n.
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse tha se për këtë do të funksionojë një regjim armëpushimi nga ora 09:00 (lokale e Kiev-it).
Në Telegramin e Këshillit Bashkiak të Mariupol-it, kryebashkiaku Vadym Boychenko, konfirmoi se është duke nisur ora e hapjes së korridorit humanitar “të gjelbër” dhe fillimi i regjimit të armëpushimit për qytetin.
Kjo do të lejojë fillimin e restaurimit të infrastrukturës kritike të qytetit – energjia elektrike, uji dhe komunikimet celulare.

Gjithashtu do të jetë e mundur furnizimi i Mariupol-it me ushqime dhe ilaçe thelbësore.
Por Këshilli i qytetit të Mariupol-it ka thënë se forcat ruse nuk po respektonin një armëpushim të rënë dakord përgjatë gjithë gjatësisë së një rruge të planifikuar për evakuimin e civilëve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Ne jemi duke negociuar me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin përgjatë gjithë rrugës së evakuimit”, thuhet në një deklaratë.
Rruga e korridorit është Mariupol – Nikolske – Rozivka – Polohy – Orikhiv – Zaporizhzhia.

Autoritetet i kishin kërkuar më parë civilëve që të largoheshin, me kryebashkiakun Vadim Boichenko duke thënë në Telegram se “kur qyteti ynë është vazhdimisht nën zjarrin e pamëshirshëm të pushtuesve, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të lejojmë banorët, ne të largohemi të sigurt nga Mariupol-i”./revistawho.com








