Me një foto të sajën nga seriali që është ende duke xhiruar, Emily Shaqiri përfitoi nga rasti që të dërgojë një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. “Lërini mimozat aty ku janë. Grave dhurojuni respekt, besnikëri dhe dashuri. Jo vetëm sot, por gjithmonë”, shkroi ajo krah fotos ku personazhi i saj shfaqet i dhunuar.
Emily, vajza e Ilir Shaqirit, është protagoniste në serialin “Breaking Tales”, që pritet të nisë transmetimit gjatë këtij viti. Ai është xhiruar prej 2021-shit dhe vazhdon të prodhojë seri të reja në gjithë Italinë. Në qendër të tij do jetë rikrijimi i përrallave më të njohura në përshtatje me realitetin e sotëm dhe do trajtohen tema të forta sociale si dhuna ndaj grave dhe problemet në familje./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Ca17PsJtn2W/