Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ekskluzive/ Just Sardi: Dj shqiptar në Just Cavalli në Milano

09/03/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ekskluzive/ Just Sardi: Dj shqiptar në Just Cavalli në Milano

Ai është një nga Dj më të njohur dhe të kërkuar në vend, por së fundmi suksesi po del jashtë kufijve. Dj Sardi sapo është kthyer nga Australia ku pati një tur eventesh dhe performoi, ndërsa në datën 11 Mars e pret një tjetë performancë në club-in më ekskluziv të Milanos, Just Cavalli, duke u bërë i pari Dj shqiptar që performon aty. Eksperienca në Australi, ftesa për në Milano dhe eksperienca si baba me Zais që erdhi në jetë disa javë më parë, Dj Sardi rrëfehet pë Revista Who…





 

Dj Sardi, sapo u ktheve nga Melburn ku ke pasur një seri koncertesh. Si ishte eksperienca atje?


Ishte një nga eksperiencat më të bukura, më të veçanta dhe më të rëndësishme të jetës sime që e kam shijuar shumë. Kam performuar në disa nga clubet më të njohura dhe më të mëdha në Australi dhe e kam shijuar shumë.

 

Si të pritën shqiptarët e Australisë? Ke plan të shkosh sërish?

Gjithmonë shqiptarët që jetojnë jashtë janë shumë mikpritës dhe më dhanë shumë mbështetje e i dhanë shpirt festës. Përveç festave me shqiptarë, fal mikut tim të ngushtë Alessio Alia, i cili jeton prej vitesh në Australi dhe menaxhon Dj e këngëtarë të njohur ndërkombëtarë, performova edhe në klube vendase ku u prita shumë mirë. Për këtë arsye do të organizojmë ture të tjerë

 

Në datë 11 do jesh në Milano, në club-in Just Cavalli, që duhet theksuar është ekskluziv dhe ti je i pari Dj shqiptar që do performosh atje… Si të erdhi ftesa dhe ç’mund të na thuash për emocionet që ndjen para nisjes?

Jam shumë i kënaqur që së shpejti do të jem në Milano si dhe që karriera ime po zhvillohet edhe përtej kufijve. Të performosh në një club si Just Cavalli është privilegj për mua. Bashkë me të vjen dhe përgjegjësia. Ftesa më erdhi nga Klodian Çela. Një djalë shqiptar që menaxhon eventet e Just Cavall-it. Klodi ishte në një nga netët ku unë performoj në Tiranë dhe aty diskutuam për mundësimin e një perfomance në Milano. I jam falenderues për mundësinë e ofruar.

https://www.instagram.com/p/CaxQS-SM_CA/

 

Jemi kuriozë si përzgjidhesh për të qenë Dj në clube kaq ekskluzive?

Për t’u përzgjedhur është si të dërgosh CV në çdo punë. Përgatitet një set dhe personat përgjegjës për organizimin e eventeve vlerësojnë mundësinë e performancës. Fatmirësisht i kam kaluar këto teste me sukses.

 

Si janë të rinjtë e jetës së natës në vende të tjera ku ti ke punuar krahasuar me shqiptarët?

Janë po njësoi si shqiptarët. I kanë qejf festat, por ajo që vura re e më pëlqeu shumë është shijimi i atmosferës, kërcenin e këndonin duke shijuar momentin pa i kushtuar shumë rëndësi celularit që ne (duke përfshirë dhe mua) i kushtojmë shumë rëndësi e humbasim momentet e bukura.

 

Kemi edhe ne klube shumë të mira në Shqipëri. A mendon se edhe jeta e natës tek ne është po aq e gjallë sa në qytetet e tjera evropiane?

U bë kohë e gjatë që jeta e natës këtu është e kufizuat për shkak të masave anti Covid. E mbaj mend shumë aktive edhe këtu. Shpresoj të shkojmë ku kemi qenë shumë shpejt me mbarimin e pandemisë.

 

Po ndonjë plan për të lënë Shqipërinë ke, se po të shohim shumë në lëvizje jashtë së fundmi…

Duke parë e duke bërë, por nuk e kam në planet afërta.

 

Dhe për ta mbyllur, se nuk mund të rrimë pa e prekur si temë… Sardi baba për herë të parë, si është djali dhe si është Sardi si baba? Si po e përjeton këtë periudhë?

Djali ka ardhur me bereqet ☺️ Përtej shakasë nuk qenka aq e lehtë të jesh baba. Është sfide çdo ditë, sepse çdo ditë mëson diçka të re. Shpresoj t’ia dal më së miri, por përgjigjen reale si jam si baba presim të na e jap Zais mbas ca vitesh. Mund të them që është maksimumi i dashurisë që mund të përjetojë një njeri, por do them fjalinë klishe: Duhet provuar për ta besuar…/revistawho.com

https://www.instagram.com/p/CZCKNUaM15F/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!
Breaking News

Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!

11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!
Breaking News

“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!

11/03/2026
Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!
Breaking News

Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!

11/03/2026
Next Post
E kuqja s’mund të dukej më mirë se kaq

E kuqja s’mund të dukej më mirë se kaq








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera