Rrjeti i famshëm televiziv “Lifetime” ka vendosur të bashkëpunojë më këngëtaren, Selena Gomez. Artistja 23-vjeçare është duke punuar me Kevin Spacey, për të realizuar një serial dramatik bazuar mbi ekperiencat e saj personale.
Ngjarjet do të kenë në fokus edhe rrethin e ngushtë shoqëror të këngëtares në Los Angeles, përfshirë këtu mikeshën e saj Taylor Swift. Akoma pa filluar produksionin, ky serial po krahasohet me atë “Entourage” të rrjetit HBO, i cili është i inspiruar nga jeta e producentit ekzekutiv, Mark Wahlberg, si një aktor i ri në Hollywood.