Era Istrefi duket se po merr përmasa botërore. Kënga e saj Bon Bon është renditur e para në shumë vende të botës (Izrael së fundmi) dhe radiot e huaja, janë duke luajtur gjithnjë e më shumë këngën e saj.
Në një nga faqet shqiptare të showbizit, e cila kishte postuar sot një fotografi të Erës një komentues shkruan se në radiot italiane ishte transmetuar kënga e bukuroshes kosovare dhe se ai ndihej shumë krenarë kur moderatori kishte përmendur emrin e Erës dhe të Shqipërisë.