Majlinda Kelmendi ka fituar titullin e kampiones në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, pasi mundi francezen Priscilla Gneto në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë. Xhudistja e njohur kosovare është bërë tani pjesë edhe e titujve të mediave botërore. ‘CNN‘ shkruan se mbretëresha e xhudos nga Kosova po lufton për njohje të vendit. Derisa e përditshmja franceze ’Le Monde’, shkruan se si xhudistet franceze ishin të pafuqishme ndaj Majlinda Kelmendit që u tregua dukshëm më e mirë se kundërshtaret. Kujtojmë se me medajle u shpërblye edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova. Nora mori të bronztën në këtë turne, që sipas trajnerin Driton Kuka, ajo tashmë ka siguruar pikët e nevojshme për të marrë pjesë në Olimpiadën ‘Rio 2016’. /Express/