Pas një dite të ftohtë me reshje shiu e bore që përfshi disa pjesë të Shqipërisë, nga sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Këto masa do të jenë të pranishme gjatë kësaj jave, duke sjell mot me diell dhe ditë pranverore me mëngjese e mbrëmje të freskëta.
Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe diell. Temperaturat do të luhaten prej 10 deri në 17 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të ndryshojnë nga 12 deri në 18 °C.