Edhe pse prej vitesh ajo jeton në Amerikë, kjo nuk e pengon modelen e famshme të humbë kontaktin me traditën dhe kulturën shqiptare. Madje ajo ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” teksa i këndon një këngë në shqip vajzës së saj disa javëshe. Ka zgjedhur pikërisht një ndër këngët e të madhit Sabri Fejzullahu, të cilin ajo e quan mbret të muzikës shqiptare duke shprehur se është edhe fanse e tij.