Me ardhjen e pranverës, shtohet edhe dëshira për t’i rikthyer shkëlqimin lëkurës dhe personazhet publikë e gjejnë përherë mënyrën për të na bërë të kthejmë kokën tek ta, kur na duhet pak frymëzim për një fytyrë me shkëlqim.
Ka shumë arsye pse fytyra humbet shkëlqimin dhe këtu mund të kujtojmë: ndryshimet hormonale, peshën e viteve, përditshmëria, pastrimi i gabuar e shumë të tjera. Por rutina e duhur mund ta rikthejë shkëlqimin e shumëkërkuar.
https://www.instagram.com/p/CawVBjFLxbE/
Pastrimi
Përdor pastrim të dyfishtë në mbrëmje dhe në mëngjes pastrim të lehtë. Por mos harro kurrë ta pastrosh lëkurën. Bëj kujdes në përzgjedhjen e produkteve që mbase e thajnë lëkurën.
https://www.instagram.com/p/CZ9qpPBohxR/
Eksfolimi
Mundohu të bësh eksfolim të lëkurës një ose dy herë në javë në varësi të tipit të lëkurës. Ky proces është esencial për largimin e qelizave të vdekura.
Ingredientët që duhet të kesh në produkte
Duke nisur nga Vitamina C e deri tek acidi hylauronik dhe kolagjeni, duhet patjetër të keni këta tre përbërës në listën e produkteve të lëkurës.
Mbrojtja nga dielli
Në mënyrë të prerë dermatologët bëjnë apel për përdorimin e kremit të diellit si e vetmja mënyrë për të ruajtur lëkurën nga plakja dhe tharja. Mbani gjithmonë krem dielli me vete për riaplikim gjatë ditës./revistawho.com