Ditën e sotme Ija e Besit, ose ndryshe Ija e gjithë shqiptarëve siç e ka cilësuar vetë ai festoi 83 vjetorin. Aktori i humorit i dedikoi një urim të ndjerë në rrjetet sociale, ndërsa me një video pak minuta më parë, Besi ka zbuluar surprizën që i ka bërë gruas që e rriti.
“O Ija e shpirtit! Edhe 100”, ka shkruar Besi krah videos ku shfaqet duke kënduar këngën e ditëlindjes me një tufë me lule në duar.
Gjyshja e Besit është emocionuar dhe nuk kanë munguar përqafimet në një ditë të veçantë si e sotmja.
Besi ka treguar se është rritur në Bubq tek gjyshja e tij, të cilën e ka pasur pikë të dobët përherë dhe e tregon këtë në çdo rast./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CclQxLYIYrp/?igshid=YmMyMTA2M2Y=