Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Producentët francezë dënojnë për vjedhje reperin kosovar 2Ton, ja shuma që pagoi ai

23/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Producentët francezë dënojnë për vjedhje reperin kosovar 2Ton, ja shuma që pagoi ai

Është shumë i famshëm në Kosovë, njihet si një nga reperët më të mirë të momentit, ndonëse jo shumë mediatik. Arton Avdyli, apo i njohur si 2Ton, në një bisedë për “Prive” tregon se në karrierën e tij mundohet të bëjë këngë të stileve të ndryshme e madje dhe prej atyre rep, por ka të lehta e të rënda. ”Te kënga ‘Ta fali jetën’, kam bërë një rap më ndryshe, që s’e kam bërë më gjatë kohës që jam në treg, se shumicën e këngëve i bëjmë më të lehta, për publikun që t’i kuptojë”, shprehet reperi, i cili tregon edhe për blerjen e klikimeve që ndodh shpesh te këngëtarët. ”Kjo blerja e klikimeve është pak si demode, nëse blen klikimet, i bën qejfin vetes se në koncert e këndon këngën. Unë kam këngë që këndohen në koncerte, i dinë të gjithë e në YouTube ka 500 mijë klikime e nuk i ka milionat”, thotë 2Ton, i cili në fillim të karrierës ka pasur një problem me të drejtat e autorit, pas përdorimit të një refreni në një këngë të tij. Kjo këngë tashmë nuk ekziston në YouTube pasi producentët francezë ia kanë larguar dhe e kanë detyruar të paguajë 5 mijë euro dëmshpërblim.





”E kanë larguar dhe kanë kërkuar dëmshpërblim, unë është dashur të kërkoj lejen prej tyre, por atëherë nuk e kam ditur dëmin e asaj kënge, e kam larguar këngën prej YouTube dhe kemi paguar një dënim prej 5 mijë eurosh dhe kaq”. Planet e reperit për këtë vit janë realizimi i një albumi muzikor dhe dueti me Nora Istrefin, për të cilin 2Ton përgjigjet: ”S’e di, po kemi biseduar me atë e të shohim çfarë do të ndodhë, se nuk varet vetëm prej meje. Kam për të bërë edhe tri këngë e më pas do të dalë edhe albumi, përfshirë edhe disa këngë të vjetra”. E sa i përket jetës private? ”Akoma single, kur të më shihni me unazën në dorë, do t’ju ftoj në dasmë se pa pas grua nuk mund të bësh dasmë (qesh). Normal, secili njeri ka pasur lidhje, por që më pas nuk përfundojnë”


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
Next Post
Alba krijon lidhje të re, Diedoni: “Shyqyr se do të më lërë rehat”

Alba krijon lidhje të re, Diedoni: "Shyqyr se do të më lërë rehat"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera